Shërbimi për hulumtim dhe informim e themeluar në bazë të parimeve të paanësisë, disponueshmërisë dhe kredibilitetit

Mundësi të barabarta - Kuvendi dhe Instituti Parlamentar obligohen për drejtësi, transparencë dhe jodiskriminim në të gjitha aspektet e punësimit. Së këndejmi, vendimet për punësim do të merren në bazë të meritave, duke zbatuar me përpikëri kriteret e paracaktuara.
Politika dhe praktikat e punësimit gjithashtu synojnë të mbrojnë dhe të përkrahin profilizimin e të të punësuarve, që të përfaqësojë shumëllojshmërinë në Maqedoni për nga mosha, invaliditeti, përkatësia etnike, fetare e gjinore si dhe orientimi seksual.
Përshkrim i vendeve të punës dhe kualifikime personale
Përshkrim i procesit për punësim
Udhëzime për plotësimin e aplikacionit për punësim në administratën shtetërore (Shpallje publike) | Udhëzime për plotësimin e aplikacionit për punësim në administratën shtetërore (Shpallje e brendshme) | Doracaku për provimin për nëpunës shterëror
- 14 ditë para afatit përfundimtar për paraqitje - fillim i takimeve informative
- 7 ditë para datës së fundit për paraqitje - shpallet konkurs në mediat e shtypit
-
Proces prej 45 ditëve
- Afati i fundit për paraqitje dhe dorëzim për punësim në administratën shtetërore deri te Agjencia për administrate dhe kopje deri te Instituti Nacional Demokratik; doracaku për provimin e nëpunësit shtetëror është në dispozicion
- Zbatim i provimit për nëpunës shtetëror
- Intervistë dhe kontroll i pesë kandidatëve më të suksesshëm për secilin post të punës
- Lista e përzgjedhjes së ngushtë e përbërë nga tre prej gjithsej pesë kandidatëve
- Zgjedhja e njërit prej tre kandidatëve nga ana e Sekretarit Gjeneral
- Zgjedhja e kandidatit më të mirë bëhet në bazë të suksesit mesatar në arsim (10 poena), poenat nga provim (60 poena) dhe intervista (30)
- Kryerja e testit për integritet dhe test psikologjik për kandidatin e zgjedhur në përputhshmëri me dispozitat ligjore
- Personat për rekomandim të kandidatit të zgjedhur kontaktohen
- Për udhëheqës së Institutit parlamentar, Këshilli drejtues e konfirmon vendimin e Sekretarit gjeneral
- Në bazë të rekomandimeve nga NDI, SDC mundet, por nuk është e obliguar të konfirmoj zgjedhjen e kandidatëve të zgjëdhur
- Publikimi i rezultateve dhe procedura për dorëzimin e ankesave
- Për kandidatin e zgjedhur pas përfundimit të procesit për punësim, fillon procesi i trajnimit dhe mentorimit në kohëzgjatje për 12 muaj
- Në periudhën provuese prej 12 muajve kandidati i zgjedhur kryen provimin profesional
- Pas dhënies së suksesshme të provimit profesional dhe varësisht nga vlerësimi, kandidati i zgjedhur arrin statusin e nëpunësit shtetëror
Kushtet, mënyra dhe procedura e zgjedhjes dhe punësimi i nëpunësve shtetëror, si dhe pyetjet tjera relevante janë të vërtetuara në detaje me: Ligjin për nëpunës shtetëror - teksti i pastruar (Gazeta zyrtare e RM, nr. 76 prej 07.06.2010), Ligji për ndërrim dhe plotësim të Ligjit për nëpunës shtetëror (Gazeta zyrtare e RM, nr. 167 prej 23.12.2010), Ligji për ndërrim dhe plotësim të Ligjit për nëpunës shtetëror (Gazeta zyrtare e RM, nr. 36 prej 23.03.2011)
Përshkrimi i vendeve të punës dhe veçoritë për të gjithë vendet e punës në Institutin Parlamentar janë të publikuar në internet faqen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në http://www.sobranie.mk (shihni: Rregullore për sistematizimin e vendeve të punës në Shërbimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë - maj 2010, dhe ndryshimet në Rregulloren për ndryshim dhe plotësim të Rregullores për sistematizim të vendeve të punës në Shërbimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë - mars 2011).
Ministria për shoqëri informatike dhe administratë, në bazë të ligjit për nëpunës shtetëror, solli Rregullore të re për mënyrën e përzgjedhjes dhe punësimit të nëpunësve shtetëror dhe për formën dhe përmbajtjen e fletëparaqitjes për shpallje të brendshme për punësim të nëpunësit shtetëror (Gazeta zyrtare e RM-së, nr.13 prej 04.02.2011 dhe ndryshimet e rregullores prej Gazetës zyrtare të RM-së, nr.27 prej 03.03.2011) në të cilën përshkruhet në mënyrë më të detajuar procesi për përzgjedhje dhe punësim të nëpunësve shtetëror, si dhe mënyra e plotësimit të Fletëparaqitjes për punësim të nëpunësit shtetëror, sipas udhëzimit të përshkruar. Rregullorja e përmban edhe Programin për dhënien e provimit për nëpunës shtetëror (shih faqen 120 nga katallogu).
Për informata të detajuara për aktet relevante në lidhje me përzgjedhje dhe punësim, kandidatët mund ta vizitojnë internet faqen e Agjencionit për administratë (www.aa.mk) dhe të Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë (www.mio.gov.mk).








